09 Gusht 2022

Pandemia e koronavirusit të përfundojë në pranverën e vitit 2022

Berlin, 23 shtator - Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se pret që pandemia e koronavirusit të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

Spahn, në një deklaratë për gazetën Augsburger Allgemeine, deklaroi se në pranverën e vitit 2022, do të arrihet imuniteti i tufës.

Spahn tha se pas kësaj periudhe, jeta mund të kthehet në normalitet. “Nëse nuk shfaqet ndonjë variant i ri i virusit për të cilin vaksina nuk është efektive, gjë që nuk ka gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe do të jemi në gjendje për t’u kthyer në normalitet”, u shpreh ai.

“Pyetja këtu është nëse kjo do të arrihet përmes vaksinimit apo infeksionit? Vaksinimi është padyshim mënyra më e sigurt për të arritur atje”, shtoi Spahn. Ai po ashtu theksoi se rreziku i transmetimit të virusit do të rritet në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, kur njerëzit janë kryesisht brenda.

“Është shumë herët për të hequr masat kundër COVID-19. Nëse nuk do të kishim masa mbrojtëse, do të kishte ngarkesë për shërbimet e kujdesit intensiv për shkak të numrit të lartë të njerëzve të pavaksinuar”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)