29 Mars 2024

Osmani konfirmon se SHBA-ja do të ndajë vaksina për Kosovën

Prishtinë, 3 qershor - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër koronavirusit për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani, ka thënë se ka kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 mars, që SHBA-ja të mbështesë Kosovën me vaksina.

“Më 19 prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës”, ka thënë Osmani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)