23 Shtator 2021

ORL bëhet me laborator për testim dhe përmirësim të dëgjimit

Prishtinë, 3 maj - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e ORL-së, falë donacioni nga Shoqata Albert Schweitzer nga Austria, sot është pajisur me laborator audiometrik në të cilin përfshihen të gjitha paisjet tjera përcjellëse për dëgjim. 

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishin prezentë zëvendës Konsulli i Kosovës në Ambasadën e Austrisë, Ud. Drejtori Ekzekutiv, Drejtor i Klinikës së ORL-së, dhe punëtorë shëndetësor të Klinikës së ORL-së.  Vlera e donacionit të pranuar  arrin vlerën 60 mijë euro, përderisa  pas disa javësh me kompletimin e tërësishëm të tërë donacionit vlera pritet të kalojë mbi 100 mijë euro.  

Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se i gjithë ky donacion është bërë i mundur  nga Ambasada e Kosovës  në Austri, falë ndihmës që ka dhënë Ambasadori ynë atje dhe zëvendës  Konsulli, Isa Kosumi, në komunikim me ne dhe me drejtorin e Klinikës ORL. 

\"Vlera e këtij donacioni është rreth 60 mijë euro dhe ky është një laborator komplet audiometrik në të cilin përfshihen të gjitha pajisjet tjera përcjellëse për dëgjim. Ne e falenderojmë jashtëzakonisht shumë edhe ambasadën dhe Shtajner, i cili ka bërë të mundur që ky donacion të vijë në Kosovë\" tha dr Emini. 

Ai sqaroi se deri tani këto shërbime janë kryer në ambulanca dhe ordinanca private dhe për herë të parë QKUK-ja është konkurrente dhe atë shumë serioze me privatët.  

Në emër të Ambasadës së  Kosovës në Austri, foli Isa Kosumi, Zv. Konsull, i cili tha se   përpos këtij donacioni me vlerë prej 60 mijë eurosh, pas dy muajve do të sjellin edhe një donacion tjetër me vlerë prej 40 mijë eurosh, donacion ky i cili do ta kompletojë tërsisht këtë laborator.

\"Shoqëria \"Albert Schweitzer\", është shoqëri me traditë të lartë, personi që ka sjellë donacionin  ka kaluar tërë jetën e vet duke ndërtuar spitale dhe duke ndihmuar mjekë dhe motra medicinale. Ne kemi pas problem ta kthejmë Shtajner në Kosovë pasi që ky ka qenë i orientuar në shtetet socialiste si në Bullgari dhe Rumani, mirëpo falë angazhimit tonë në Austri, ambasadorit Kiçmari dhe unë personalisht duke pas kontakte të njëpasnjëshme dhe e kemi kthyer tërë potencialin e tij që çka të ketë që ta dhurojë për Kosovë në mënyrë që të sjell në Kosovë\", theksoi ai.  

Sipas tij, ky është donacioni i parë që ka  arritur, mirëpo në të ardhmen  do të ketë donacione shumë më të mëdha që në agjendë  ka kjo shoqëri. Z. Kosumi, premtoi se mjekët e Klinikës do të trajnohen për përdorimin e kësaj aparature.

Sekretari gjeneral i shoqërisë, \"Albert Schweitzer\", Jorg Shtajner, tha se ka mbi 27 vite që shoqëria e tyre merret  me çështje humanitare,  \"Kjo shoqëri i ka mbi 27 vite, mirëpo në bashkëpunim me konsullin dhe zv. Konsullin e Kosovës në Austri kemi rënë dakord që pse të mos e ndihmojmë një vend, i cili gjendet në Evropë, nuk kemi pse t?i dërgojmë këto pajisje në një vend të largët siç është Afrika, kur ky vend fqinj evropian ka nevojë për këto pajisje\", është shprehur Shtajner.

Për rëndësinë e këtij donacioni foli edhe Drejtori i Klinikës së ORL-së, Dr. Qazim Hyseni, i cili shpjegoi se   këto paisje nuk i kanë  pasur n në dispozicion dhe vërtetë është një laborator komplet për audiometri dhe për aparate të dëgjimit. 

\"Faktikisht kompletohet tretmani i pacientëve të cilët kanë dëmtim të dëgjimit dhe kërkojnë rehabilitim. Nuk kemi pasur paisje të tilla, ne kemi pasur eudiometri të thjeshtë, shumë shpejt do të kemi edhe audiometrinë objektive\", u shpreh ai. Gjysma e donacionit janë aparate të dëgjimit që kanë vlerën prej 500 deri në 1000 euro një aparat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)