24 Shtator 2021

Omer Selmani, fëmija i parë i vitit 2011

Prishtinë, 1 janar - Fëmija i parë që ka lindur në Qendrën Klinike Universitare është Omer Selmani nga Ferizaj.

Foshnja nga nëna Zejnepe Selmani ka ardhur në jetë në orën 24 e 5 minuta dhe peshon 3.2 kg. 

Vizitë në Klinikën Gjinekologjike kishin ardhur të bëjnë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, në krye me sekretarin e përhershëm të kësaj ministrie, Ilir Tolaj.

Lajmin për lindjen e fëmijës e ka dhënë për media kryeinfermieria, Shpresa Agani, e cila edhe uroi nënën dhe beben që të kenë një jetë të gjatë dhe sa më të mirë.

"Pikërisht në ora 00.05 minuta lindi beben mashkull Zejenepe Selmani nga Ferizaj. Kosova fitojë edhe një mashkull, i cili presim t'i ketë të gjitha të mirat në Kosovën e lirë", ka thënë Agani.

Ajo bëri të ditur se lindja ishte normale gjendja e bebes dhe nënës është shumë e mirë.

"Pesha e foshnjës është 3.2 kg dhe ka lindur me vitalitet të lartë, kurse gjatësia është 52 centimetra. Gjendja e përgjithshme e fëmijë është e mirë dhe gjithashtu edhe e nënë është mirë", tha Agani.

Kurse, nëna që për herë të parë solli një djalë në jetë, Zejnepe Selmani ka thënë se po ndihet shumë mirë dhe djalin e saj e ka pagëzuar me emrin Omer.

Ndërkaq Qendra Klinike Universitare e Kosovës edhe në natën e ndërrimit të motmoteve ka ofruar ndihmë shëndetësore për të gjithë pacientët.
 
Mjekja e Qendrës Emergjente, Haxhere Dervishi tha se kryesisht rastet e para të personave të lënduar janë nga mjetet piroteknike dhe ata kanë amputim të gishtërinjve, djegie të lëkurës dhe lëndime të sipërfaqes së fytyrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)