22 Shtator 2021

OEGJK apelon për vaksinim të fuqisë punëtore

Prishtinë, 2 gusht - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) me shqetësim është duke përcjellur rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19, prandaj ka iniciuar “Së bashku kundër COVID-19”, ku bën apel për vaksinim të fuqisë punëtore!

Duke pasur parasysh vështirësitë në luftimin dhe ndaljen e përhapjes së virusit COVID-19, OEGJK fton anëtarët e saj dhe bizneset kosovare që të angazhohen për të rikthyer dhe mbajtur normalitetin, dhe për të parandaluar kufizimet eventuale - duke promovuar dhe mbështetur fuqishëm vaksinimin e fuqisë punëtore!

Drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani thotë se rimëkëmbje të plotë dhe rikthim në normalitet mund të ketë vetëm nëse secili jep kontributin e vet në respektimin e masave dhe në ngritjen e vetëdijësimit për vaksinim. Të vaksinohemi, që të mos ketë mbyllje.

“Duhet siguruar që çdo punonjës që dëshiron ta marrë vaksinën, të përkrahet nga punëdhënësi. Prandaj, anëtarëve tanë dhe bizneseve kosovare ju bëjmë apel që të bashkohen në këtë fushatë për promovim të vaksinimit. Vetëm duke mbajtur fuqinë punëtore të shëndetshme mund ta parandalojmë përhapjen e virusit, dhe evitimin e një mbyllje eventuale”, shpjegon znj. Hasani.     

“Së bashku kundër COVID-19” është një përpjekje vullnetare e OEGJK-së për punëdhënësit që duan ta përkrahin publikisht vaksinimin e punonjësve të tyre, duke dhënë kontribut në rritjen e sigurisë nga pandemia dhe rikthimin e normalitetit në biznes.

Bizneset që duan të përkrahin këtë iniciativë vullnetare, mund ta dërgojnë logon e tyre tek OEGJK, që të publikohen në rrjete sociale të OEGJK-së si përkrahës të kësaj fushate.

Nora Hasani thotë se përkrahësit e “Së bashku kundër COVID-19” tregojnë publikisht përkushtimin e tyre ndaj përpjekjeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për ta vaksinuar popullatën. Përmes mbështetjes vullnetare publike po e japin kontributin e tyre për të siguruar që punonjësit mund ta marrin vaksinën kur të jetë radha e tyre.

“Bashkohuni me listën në rritje të anëtarëve të OEGJK, që përkrahin vaksinimin e punonjësve të vet!” apelon OEGJK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)