20 Prill 2024

OBSH: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 17 vende

Gjenevë, 28 prill - I ashtuquajturi variant indian i virusit Covid-19 është zbuluar në të paktën 17 vende në botë. Kështu njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, në buletinin e saj javor mbi pandeminë.

Mutacioni i virusit që po gjunjëzon Indinë dhe deri më tani të panjohur, i quajtur ndryshe varianti B.1.617, është zbuluar në mbi 1 200 sekuenca të ngarkuara në bazën e të dhënave ndërkombëtare Gisaid, tregon OBSH.

Vendet ku është zbuluar më shpesh janë India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori, por edhe në Belgjikë, Zvicër, Greqi dhe Itali.

Varianti B.1.617, i cili ka një numër të “nënvarianteve” deri më tani është klasifikuar si një mutacion me interes, por ende jo shqetësues, i cili do ta etiketonte atë si më të rrezikshëm se virusi origjinal, pasi është më ngjitës, më vdekjeprurës, ose rezistent ndaj vaksinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)