20 Prill 2024

OBSH sjell të hënën 100 mijë vaksina kundër A H1N1

Prishtinë, 5 mars - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë, ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës se të hënën do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina kundër Gripit të ri A H1N1, pjesë e kontigjentit prej 200 mijë vaksinave, të cilat OBSH I kishte zotuar për Kosovën si donacion për luftimin e pandemisë së virusitAH1N1.

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, dr. Skënder Syla ka njoftuar MSh-në se tashmë janë kryer procedurat logjistike rreth transferit të këtyre vaksinave të Kosovë dhe ato pritet të arrijnë në Prishtinë të hënën pasdite.

Vaksinat kundër A H1N1 (Arepanrix) që do të arrijnë të hënën në Kosovë, janë të prodhuara nga kompania e njohur “Glaxo Smith Kline” në Kanada, dhe sipas planit të vaksinimit të IKSHP-së, me to do të mund të vaksinohen të gjitha kategoritë e popullatës në Kosovë.

Vaksinat janë donacion i OBSH-së, për çka MSh i shpreh falënderim kësaj organizate, ndërsa afati i tyre i përdorimit është deri në prill të vitit 2011.

Ndërkohë, që situata rreth pandemisë së A H1N1 reflekton e qetë si në nivel global ashtu edhe në Kosovë dhe Komiteti i krizës o OBSH-së, i përbërë nga 15 ekspertë, ka vlerësuar se është herët të konkludohet për përfundimin e pandemisë së A H1N1, MSh vlerëson se vaksinat janë të mirëseardhura, pasi që ato do të përdoren në varësi prej situatës epidemiologjike në terren.

Që nga fillimi i pandemisë së A H1N1, prillin e kaluar në Meksiko, nga ky virus kanë vdekur rreth 16 mijë persona në botë, ndërsa në Kosovë ka pasur mbi 320 të infektuar dhe 14 të vdekur, shumica pre të cilëve në nëntorin e vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)