24 Prill 2024

OBSH dhuron pajisje për Emergjencën e kryeqytetit

Prishtinë, 10  gusht - Nesër në Qendrën e Ndihmës së Shpejtë, në Prishtinë, Zyra e OBSH-së në Kosovë,  do të dhurojë pajisjet për trajnim në Emergjenca Mjekësore  në vlerë prej 16. 491. eurove.

Këtu përfshihen pajisjet më esenciale për kurset e trajnimit në Emergjenca Mjekësore, të cilat do të përdoren për aktivitetet trajnuese në të ardhmen,  me qëllim të avansimit profesional të punëtorëve shëndetësorë që punojnë në sektorin e Emergjencave Mjekësore.

Ky donacion është mundësuar në kuadër të projektit “Përmirësimi dhe fuqizimi i Shërbimeve Paraspitalore dhe atyre emergjente mjekësore”, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

Në këtë ngjarje përveç përfaqësuesve të OBSH-së, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtoratit komunal për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)