07 Shkurt 2023

Numri më i madh i infeksioneve të reja në Evropë janë fëmijët 5-14 vjeç

Bruksel, 8 dhjetor - Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bën thirrje vendeve që të “mbrojnë fëmijët dhe shkollat” në mes të një rritjeje të shpejtë të infeksioneve të reja me koronavirus tek të rinjtë në rajon.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën njoftoi sot se numri më i madh i infeksioneve të reja të raportuara me koronavirus janë fëmijë të moshës pesë deri në 14-vjeç.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bëri thirrje vendeve që të “mbrojnë fëmijët dhe shkollat” në mes të rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja me koronavirus te të rinjtë në rajon, duke thënë se shkalla e infeksionit është dy deri në tre herë më e lartë te fëmijët më të vegjël sesa popullsia mesatare në disa vende.

Kluge foli kundër vaksinimit të detyrueshëm, duke thënë se ai duhet të jetë një “zgjidhje absolute e fundit” dhe shtoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 ishte ende “dukshëm nën shifrat më të larta të raportuara më parë”.

Megjithatë, ai tha se numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga koronavirusi është dyfishuar në dy muajt e fundit në 53 vende të rajonit që shtrihet në Azinë Qendrore. Ai theksoi se ekziston ende një kërcënim nga varianti i përhapur delta dhe vuri në dukje se varianti i ri omicron deri më tani është konfirmuar në 432 raste në 21 vende.

“Varianti i delta mbetet dominues në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe ne e dimë se vaksinat COVID-19 mbeten efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve,” tha ai, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse varianti i ri  omicron transmetohet më lehtë, nëse shkakton një formë më të rëndë apo të lehtë të sëmundjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)