13 Qershor 2021

Norvegjia i dorëzon respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

Prishtinë, 14 maj - Ministria e Mbrojtjes organizon sot ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje mjekësore respiratorë do të mbahet në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas aktit të nënshkrimit të donacionit, ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl do të kenë prononcim për media.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)