03 Gusht 2021

Nis punën Komitetit Udhëheqës i Emergjencave Pediatrike

Prishtinë, 10 shkurt - Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i parë i Komitetit udhëheqës për zbatimin e komponentës për emergjencat pediatrike të projektit  të MSH-së “Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë” të përkrahur nga USAID dhe zbatuar nga AIHA.

Në këtë takim është bërë edhe zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit Udhëheqës, që u caktua dr. Ramush Bejiqi nga Klinika e Pediatrisë e QKUK-së si dhe bashkëkryesueses, dr. Merita Vuthaj nga Ministria e Shëndetësisë.

Në takimin e parë është bërë një informim mbi komponentën për emergjencat pediatrike në kuadër të projektit të përkrahur nga USAID-i dhe AIHA si dhe janë dhënë propozime për punët që e presin këtë komitet, të themeluar ditë më parë nga ana e Sekretarit të Përhershëm të MSH-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)