28 Mars 2024

Nga nesër qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me Insulinë

Prishtinë, 6 korrik - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur që nga nesër me qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj.

Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)