24 Tetor 2021

Nga 27 shtatori në lokale ndalohet hyrja pa certifikatë vaksinimi ose test PCR

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se janë duke u bërë plane që nga data 27 shtator në lokalet e gastronomisë të aplikohen masa për të hyrë vetëm me certifikatë të vaksnimit, me test PCR ose serologjik.

Vitia, duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi, tha se edhe Shoqata e Gastronomëve nuk ka shfaqur ndonjë pengesë në këtë aspekt.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese e personave, të cilët hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Këtu e falënderoj edhe Shoqatën e Gastronomëve, është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)