28 Mars 2024

Nesër shënohet Java e Imunizimit Evropian edhe në Kosovë

Prishtinë, 24 prill - Me rastin e fillimit të Javës Evropiane të Imunizimit, nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) mbahet konferencë për media, në të cilën  IKSHP, OBSH dhe UNICEF-i, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, do të flasin për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johannes Ëedenig,  shef i Zyrës së OBSH-së, dr. Skender Syla dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Imunizimi kursen shumë jetë për çdo vit dhe kjo arritje e suksesshme e shëndetit publik duhet të përkrahet.  Është imperativ i kohës për të ofruar informata të sakta dhe të kuptueshme për rrezikun e sëmundjeve dhe të mirat e vaksinimit.

Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillim të shëndoshë të jetës, Java Evropiane e Imunizimit duhet të shfrytëzohet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit.

Pra, qëllimi i Javës Evropiane të Imunizimit është të ngrihet shkalla e vaksinimit sa më shumë.

Motoja e sivjetme e javës së Imunizimit është: “Parandalo, Përkrah, Vaksino!”. Përmes kësaj motoje, promovohet  mesazhi kryesor se vaksinimi i secilit fëmijë është i rëndësisë vitale për të parandaluar sëmundjet dhe mbrojtur shëndetin.

Javës Evropiane e Imunizimit , e cila shënohet edhe në Kosovë zgjat prej 24 Prill deri më 1 Maj.

Konferenca mbahet në të shtunën në ora  10: 00 në IKSHP në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)