29 Mars 2024

Nesër në QKUK bëhet përurimi i Kabinetit të Mamografisë

Prishtinë, 1 shtator - Nesër, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në hapësirat e Institutit të Onkologjisë, do të bëhet përurimi solemn i Kabinetit të Mamografisë.

Në përurim, do të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi. Projekti Trajnues i “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë është caktuar të realizohet prej 29 -11 shtator 2010.
Në kuadër të këtij projekti janë 4 komponente: Donacione dhe trajnim në mamografi nga një Shoqatë amerikane ; trajnim në kirurgjinë e gjirit; edukim të popullatës për shëndetin e gruas, në veçanti shëndetin e gjirit dhe trajnim në kujdesin paliativ.
Në kuadër të këtij projekti përfshihet donacioni i pajisjes së Mamografisë, donacioni do t’i jepet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)dhe Spitalit Rajonal në Pejë.

Projekti i trajnimit në mamografi për Kosovë është aprovuar pas vizitës vlerësuese të suksesshme të Dr. Hirsh dhe ekipit të tij me 15-16 tetor 2009, kur është vlerësuar se Kosova ka potencial për të pranuar projektin e mësimdhënies së mamografisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)