25 Prill 2024

Në Prishtinë po mbahet simpozium ndërkombëtar për kirurgji

Prishtinë, 7 tetor - Ekipe të kombinuara të mjekëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, kanë kryer sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dy operacione të komplikuara kirurgjike dhe të njëjtat janë transmetuar e ndjekur drejtpërdrejt edhe nga një numër i konsideruar i kirurgëve kosovarë nga Qendra e Telemjekësisë e Kosovës.

Këto ndërhyrje që kanë zgjatur disa orë, janë kryer në kuadër të Simpoziumit të V-të ndërkombëtar të Kirurgjisë, i cili sot e nesër do të zhvillohet në Prishtinë, si bashkëpunim midis QKUK-së, Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Klinike Universitare të Manhajmit të Gjermanisë dhe Universitetit të Mjekësisë të këtij qyteti gjerman.

Dr. Abdyl Krasniqi nga Këshilli organizues i këtij simpoziumi, që për temë kryesore ka menaxhimin e gjendjeve urgjente në kirurgji, tha se rëndësia e këtij simpoziumi është e madhe, pasi kirurgët kosovarë duke ndjekur dhe asistuar në ndërhyrjet e komplikuara që kryejnë kolegët e tyre nga Gjermania dhe vendet e tjera, do të marrin përvoja të reja në trajtimin e patologjive të rënda sikur janë tumoret e kokës së pankreasit dhe organeve të tjera abdominale.

Ekzekutimi i operacioneve të llojit Whipple, sipas dr. Krasniqit, kërkon përveç dijes dhe shkathtësive profesionale edhe përgatitje me pajisje e aparaturë të sofistikuar, prandaj, sipas tij, esenca e këtij simpoziumi është që potencialet e mira profesionale që ka Kosova në kirurgji, të futen në funksion, duke ndjekur të arriturat në këtë fushë sikur janë ato të Qendrës Klinike Universitare të Manhajmit.

Whipple operacionet si ndërhyrje e komplikuar, dhe me siguri më të lartë aplikohen te kanceri i kokës së pankreasit, sikur ishte rasti i parë që sot iu nënshtrua ndërhyrjes, kanceri i duoedenumit , por edhe te rastet e rënda të pankreatitit akut dhe tumoret beninjë.

Sukseset më të mëdha në këto ndërhyrje, ndërkaq, i kanë SHBA-të dhe Gjermania.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)