07 Shkurt 2023

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut

Prishtinë, 15 shkurt - Me aktivitetin koordinues të shërbimit mjekësor të FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe këtë herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, në mesin e të cilëve edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, si dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm, Salvador Elmazi.

Këtë radhë aksionin e bëri shumë të veçantë, dhurimi i gjakut nga Këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes, z. Tom Niblock, i cili përfaqëson vlerat e tij të larta humane, krahas partneritetit tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikan.

Edhe pse në rrethana pandemie, vlugun e aktiviteteve dhe fazës së vaksinimit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe për shumë vite tradicionalisht mbahet dy herë në vit.

Përveç gjatë aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)