31 Korrik 2021

Në Ditën e Çlirimit Gjilani fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19

Gjilan, 15 qershor –  Në Ditën e Çlirimit, Gjilani ka filluar me vaksinimin masiv të qytetarëve kundër COVID-19, në palestrën e sporteve Bashkim Selishta-Petriti.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me bartësit e institucioneve shëndetësore ka parë nga afër procesin, ka kërkuar nga qytetarët që t’i përgjigjen thirrjeve dhe vaksinimi të bëhet sipas radhës.

“Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kemi filluar tashmë edhe me vaksinim masiv të qytetarëve kundër virusit COVID-19. I lus qytetarët që të lajmërohen sipas regjistrit dhe kontakteve përmes telefonit që ne i kemi bërë. Nuk ka nevojë për pritje pos që të respektojnë thirrjet dhe të vijnë për t’u vaksinuar”, ka thënë Haziri.

Ai bëri të ditur se në Gjilan tashmë janë vetëm shtatë raste aktive, prej të cilëve dy janë në hospitalizim.

“Po punojmë për një Gjilan pa COVID. Kjo ditë shënon edhe festën dhe ditën e kthesës së madhe. Imuniteti kolektiv arrihet vetëm përmes vaksinimit”, ka thënë Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)