29 Mars 2024

Nderohen me mirënjohje institucionet shëndetësore dhe pronarë të kompanive

Gjilan, 15 qershor –  Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje Gardën e Iowa (SHBA), udhëheqësit e institucioneve shëndetësore dhe pronarë të disa kompanive.

“Në këtë ditë të veçantë të Gjilanit, ka qenë në nderin tim që t’i nderoj me mirënjohje bartësit e institucioneve shëndetësore, Gardën e Iowa dhe pronarë të disa kompanive të njohura. Ju falëmnderit të gjithë për punën e madhe që keni bërë kundër përhapjes së COVID-19 dhe për angazhimin për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Haziri.

Mirënjohjet që kreu i Gjilanit i ndau në Ditën e Çlirimit janë si vijon:

Iowa National Guard (USA) – Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe rajtjen e paqes

Rexhep Kadriu, ish-nënkryetar dhe ish-zëvendësministër – Në nderim të kontributit të dhënë në zhvillimin e Gjilanit

Naim ef Aliu (KBI) - Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Dr. Ajhane Gashi Sefiu (QRSHP) - Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Dr. Ukshin Ismaili (SPGJ) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Dr. Arbenita Hajdari (QKMF) - Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Ilmi Shala (Kryqi i Kuq) - Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

The Bdridge – Në nderim të bashkëpunimi në programe komunitare

Rotary Club Gjilani – Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Ibrahim Krivaça (Albimi)– Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Ismet Haziri (Globi) - Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Valon Murseli (Bashkëpronar i KF Drita) - Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit

Florim Zuka (Pronar i SC Gjilani) – Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)