28 Mars 2024

Mushkonja, shqetësim për shëndetin në botë

Gjenevë, 9 shtator - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nga të gjitha sëmundjet e përhapura nga insektet, mushkonja paraqet kërcënimin më të madh.

Si për ta bërë edhe më të madh këtë kërcënim, dy sëmundje virusale të shkaktuara nga mushkonjat  kanë filluar të përhapen përtej zonave të tyre të origjinës.

Njëra është ethja tropikale, sëmundje me mundësi vdekjeprurëse - dhe tjetra quhet çikun-gunia, një sëmundje që shkaton shumë dhimbje dhe me pasoja të rënda nga të cilat shumë të prekur mund të shërohen.

Për parandalimin e tyre nuk ka vaksina. Por studiuesit janë duke punuar për zhvillimin e një vaksine dhe barnave për kontrollin e mushkonjave që i shkaktojnë këto sëmundje.

Shkencëtarët kanë identifikuar të paktën 3.000 lloje të ndryshme të mushkonjave në të gjithë botën. Mushkonja e quajtur tigër aziatik është ajo që pickon a kafshon gjatë ditës.

Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në ethe hemorragjike, sindromë shoku,  madje edhe vdekje.

\"Është pothuajse krejtësishte  përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe nëntropikale të globit.\" thotë doktor Scott Weaver në Universitetin e Teksasit. Ai konfirmon se mushkonjat Tigër që transmetojnë ethet tropikale janë përhapur nëpër Indi, Azi Juglindore dhe Amerikën Latine dhe prej andej kanë gjetur rrugën e tyre nëpër botë. Këtë vit më shumë se 12 raste u vërtetuan në Florida, në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Mushkonja tigër mund të përhapë edhe sëmundjen çikun-gunia, me pasoja të rënda që shkakton dhimbje të mëdha dhe ethe. Kjo sëmundje përhapet, edhe nga një mushkonjë afrikane, e cila gjithashtu I ka kaluar kufijtë e Afrikës. Profesoresha Laura Harrington në Universitetin Cornell thotë se nuk është vetëm hapësira e shtrirjes së mushkonjave që po ndryshon.

\"Ne gjithashtu jemi duke parë ndryshime, veçanërisht me viruset, në materialin e tyre gjenetik që shpesh mund të çojë në rritjen e fuqisë së virusit.\"

Mushkonjat mund të mbërrijnë në destinacione të reja duke hyrë në bordin e avionëve dhe në makina.

\"Është një virus që ka aftësinë për të udhëtuar në aeroplan dhe në njerëz të infektuar\" thotë doktor Weaver, i cili është duke punuar për një vaksinë kundër çikun-gunias. Vaksina është treguar e efektshme tek minjtë në laborator. Ndërsa në universitetin Cornell, doktoresha Harrington është duke punuar për sterilizimin e mushkonjës mashkull për të ndërprerë riprodhimin e tyre. Kjo do të sjellë eleminim ose pakësimin e numrit të mushkonjave, thotë ajo.

Të dy shkencëtarët janë të shqetësuar se në qoftë se një mënyrë për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes çikun-gunia dhe  ethet tropikale nuk gjendet shpejt, të dyja këto sëmundje do të bëhen të shpeshta në Shtetet e Bashkuara.

Doktoresha Harrington thotë se teknikat që provohen të suksesshme kundër këtyre këtyre dy sëmundjeve mund të përdoren gjithashtu për luftuar edhe sëmundje të tjera, përfshi malarien.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)