31 Korrik 2021

MSH u bë konstituimi i Këshillit Kosovar për UPK

Prishtinë, 11 shkurt - Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u bë sot konstituimi i Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike (KKUPK), detyrë e të cilit është shqyrtimi,analizimi dhe vlerësimi i nevojave për hartimin e Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike.

Tash e tutje, të gjithë Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike që janë në përdorim do të rivlerësohen dhe miratohen, kurse për lëmitë që nuk kanë fare Udhërrëfyes dhe Protokolle,   do të hartohen të reja.

Udhëheqës i Këshillit është dr. Hajrullah Fejza, shefi Divizionit për Cilësi të Shërbimeve në MSH,  kurse anëtarë janë përfaqësuesi i Fakultetit të Mjekësisë,nga një anëtar për tre nivelet e kujdesit shëndetësor, IKSHPK, Shoqata e Farmacistëve, Shoqata e Mjekëve dhe Stomatologëve Privat dhe AKPSH-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)