18 Qershor 2021

MSh suspendon drejtorin e QKUK-së, Ali Sadria

Prishtinë, 25 qershor - Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, është suspenduar me pagesë prej datës 24.06. 2010 deri në vendimin meritor të Komisionit Disiplinor.

Në mbështetje të nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 5, paragrafi 5.4, nën- paragrafi (a), (b), (c), të Rregullores nr. 2001/19, nenin 31 paragrafi 31.5, Udhëzimin Administrativ nr. 2003/2 mbi zbatimin e Rregullores 2001/36, neni 9 paragrafi 9.3 të Udhëzimit Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/4,  Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, ka marrë vendim për suspendimin nga puna me pagesë, të z. Ali Sadria, drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, prej datës 24.06. 2010 deri në vendimin meritor të Komisionit Disiplinor.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë të datës 21.06.2010, me numër protokolli 05-2698 për shkarkimin e z. Ali Sadria, drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, kërkesë e mbështetur në nenin 1, paragrafi 1.7 pika 1.7 d, të Rregullores 19/2001, nenin 17. 1, 17.3 (i), (v.i) dhe 17.4 të Statutit të QKUK-së si dhe për mosrespektim të hierarkisë institucionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)