19 Prill 2024

MSH, sot pritet marrëveshja me Institutin gjerman “BfArM”

Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSH) sot do të nënshkruajë një Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Federal Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Medicinale (BfArM), nga Boni i Gjermanisë.

Me këtë Marrëveshje të bashkëpunimit, MSH dhe “BfArM” dakordohen që të bashkëpunojnë në krijimin e një procedure të veçantë, sipas të cilës, Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) në mënyrë të njëanshme njeh autorizimet e marketingut dhe vendimet e regjistrimit për Produkte medicinale për përdorim human të lëshuara nga “BfArM” dhe më pas lëshon autorizime për marketing të këtyre produkteve medicinale për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)