26 Prill 2024

MSH revokon licencën e një Qendre Diagnostike-Terapeutike

Prishtinë, 24 shkurt - Bordi për Licencim të Institucioneve të Kujdesit Privat Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka revokuar licencën edhe të një Institucioni Privat  të Kujdesit Shëndetësore, për shkak të shkeljeve ligjore, të konstatuara në to, nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

Pas shqyrtimit të raportit të Inspektoratit Shëndetësor, licenca i është revokuar Qendrës Diagnostike Terapeutike “Feniksi” nga Gjilani, me themelues Afrim Cana.

Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se ky institucion shëndetësor privat ka lëshuar certifikata shëndetësore për patentë shoferë, në kundërshtim me ligjin.

Revokimi i licencës është  bërë në bazë të nenit 16 të Kushtetutës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Veprimtari Private në Shëndetësi dhe Ligjin për Inspektoratin Shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)