23 Prill 2024

MSh, punëtori për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 5 tetor - Organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut e Ministrisë së Shëndetësisë dhe me përkrahje të OSBE-së, sot në Prishtinë u mbajt punëtoria kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përkatësisht në temën se si të identifikohen viktimat e trafikimit me qenie njerëzore.

Kjo punëtori është organizuar me qëllim të përgatitjes së më të mirë të punonjësve shëndetësor për identifikimin e viktimave të trafikimit dhe ofrimit të ndihmës adekuate mjekësorë ndaj viktimave dhe në zbatim të Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Dr. Lulzim Çela, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bujar Bukoshi, tha se luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore, këtij fenomeni të shëmtuar të krimit që prek më së shumti kategoritë më vulnerabile të popullatës, femrat e reja dhe fëmijët, është obligim i të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilat duhet të punojnë së bashku.

“Ministria e Shëndetësisë do të zbatojë plotësisht aktivitetet që i takojnë në fushën e identifikimit, ofrimit të mbrojtjes shëndetësore dhe referimit të rasteve përkatëse”, tha Çela.

Në këtë punëtori, përfaqësueset nga Departamenti i OSBE-së që trajton çështjet e që lidhen me viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, Gjylieta Devolli dhe Valentina  Bejtullahu, kanë prezantuar aktivitetet dhe mënyrat se si duhet identifikuar këto viktima dhe aktivitetet për rehabilitimin dhe risocializimin e viktimave të trafikimit, ndërkohë që përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës kanë prezantuar aktivitetet që këto dy institucione, ndërmerren në kuadër të  Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me institucionet e tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)