20 Prill 2024

MSH ofron shërbime shëndetësore pa pagesë për azilkërkuesit

Prishtinë, 14 maj - Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Hajzer Salihu dhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Haxhi Kamberi nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për ofrimin e shërbimeve themelore në kujdesin primar, sekondar dhe terciar shëndetësor për azilkërkuesit e strehuar në Qendrën për Azilkërkues në Prishtinë.

Marrëveshja ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit në mes të subjekteve nënshkruese për të ofruar shërbimet shëndetësore pa pagesë për azilkërkuesit në këtë Qendër.

Këto shërbime do të ofrohen tre herë në javë nga katër orë në ditë dhe sipas nevojës me rastin e ardhjeve të reja të azilkërkuesve ose rasteve të tjera urgjente. Pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet edhe me Komunën e Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)