26 Prill 2024

MSh nënshkroi marrëveshje me Kryqin e Kuq të Kosovës

Prishtinë, 29 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, dhe Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës, dr. Xhevat Shkodra, nënshkruan sot Marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë dhe kësaj shoqate.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh bashkëpunimin midis MSH-së dhe KKK në fushën e promovimit dhe edukimit shëndetësor, në shfrytëzimin e ndihmës së KKK për shërbimet emergjente mjekësore, ndihmën në grumbullimin vullnetar të gjakut dhe në shumë aktivitete të tjera që kanë për qëllim fuqizimin e shëndetësisë kosovare përmes bashkëpunimit me shoqata me përvoja në këto fusha, sikur është Kryqi i Kuq i Kosovës.

Ministri Agani tha se MSH respekton traditën shumëvjeçare të punës së KK në fushën e shëndetësisë, sidomos në promovim shëndetësor, parandalim të sëmundjeve të ndryshme dhe aspektet e funksionit të shërbimeve emergjente.

Ministri shprehu besimin se kjo marrëveshje nuk do të mbetet vetëm në letër, por do të jetë një dokument i gjallë dhe i frytshëm, ndërsa armata e vullnetarëve të Kryqit të Kuq të Kosovës, do të jetë një resurs i rëndësishëm për MSh-në për punë dhe për nevojat e komunitetit.

Dr. Xhevat Shkodra, kryetar i KKK tha se marrëveshja është një akt domethënës dhe shprehje e besimit dhe gatishmërisë së MSh-së për të bashkëpunuar me shoqatën.

Marrëveshja, tha ai, jap adresën e saktë se në çfarë forma do të bashkëpunohet në realizimin e objektivave të përbashkëta me MSh-në për një promovim shëndetësor, parandalim të sëmundjeve dhe aktivitetet të tjera për mbrojtjen shëndetësore të popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)