31 Korrik 2021

MSh nënshkroi marrëveshje me Institutit Federal Gjerman

Prishtinë, 21 shkurt - Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u nënshkruar sot Marrëveshja e bashkëpunimit midis kësaj ministrie dhe Institutit Federal Gjerman  për Medikamente  dhe Pajisje Medicinale (BfArM).

Në emër të MSH-së, ka nënshkruar zëvendësministri i Shëndetësisë, z Nemanja Vujoviq, kurse në emër të BfArM, ka nënshkruar z. Hans Buchwald.

Me këtë Marrëveshje, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Federal Gjerman  për Medikamente  dhe Pajisje Medicinale bien dakord të bashkëpunojnë në krijimin e një procedure të veçantë sipas së cilës Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale në mënyrë të njëanshme njeh autorizimet e marketingut dhe vendimet e  regjistrimit për produktet medicinale për përdorim human  të lëshuara nga BfArM, dhe më pas lëshon  autorizime për marketing të këtyre produkteve medicinale  për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.                                    

Procedurat që rregullojnë njohjen e njëanshme dhe autorizimi pasues në Kosovë për marketing të produkteve medicinale për përdorim human që janë  njohur në mënyrë të njëanshme do të përcaktohen në një udhëzim e posaçëm administrativ të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, i cili është nënshkruar nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Nemanja Vujoviq.

Zëvendësministri Vujoviq tha se marrëveshja e nënshkruar , do të krijojë lehtësi të mëdha në procedurat e lëshimit të autorizimeve për marketing të produkteve medicinale  për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.

“Në këtë mënyrë, do të zgjerohet edhe numrin e produkteve mjekësore, të cilat do të mund të jenë në shërbim të pacientëve kosovarë”, tha Vujoviq.

Kurse, Hans Buchwald tha se marrëveshja e nënshkruar tregon për një storie të suksesshme të bashkëpunimit midis BfArM dhe MSH-së e AKPM-së në kuadër të “EU Twinning Project –Mbështetja e Sektorit Shëndetësor-Ngritja e kapaciteteve të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore”.

Ai tha se marrëveshja mbështet AKPM-në që t’i arrijë standardet e BE-së në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe të ofrojë e promovojë shërbime të plota  në këtë sektor.

Marrëveshja është vlerësuar si shumë e rëndësishme për shëndetësinë edhe nga Sekretari Permanent i MSh-së, Ilir Tolaj dhe krye-shefi i AKPM-së, Jeton Shala.

Me këtë marrëveshje, rreth 43.000 produkteve të cilat kanë autorizim marketingu të lëshuar nga BfArM u do t’u njihet autorizim marketingu për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.                                     

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)