23 Prill 2024

MSH ndalon reklamimin ordinancave private të palicencuara

Prishtinë, 22 shkurt - Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje mediave elektronike dhe atyre të shkruara në Kosovë që të ndërpresin emetimin, gjegjësisht pasimin e reklamave të institucioneve shëndetësore private të pa licencuara.

Me qëllim që të parandalohet mashtrimi i pacientëve dhe orientimi i tyre për shërbime në këto institucione që nuk kanë licenca pune, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të ndërpritet emetimi i reklamave që janë duke u bërë, ndërkohë që sugjeron që në të ardhmen, para se mediat të vendosin për  emetimin apo  shpalljen e reklamave nga institucionet shëndetësore private, sigurohen që ato janë të licencuara.

Në këtë mënyrë, MSH shpreson që mediat do të japin një kontribut të vlefshëm në rritjen e sigurisë së pacientëve kosovarë për shërbimet shëndetësore që ata marrin.

Kjo kërkesë e MSH-së vjen pas një vendimi të Inspektoratit Shëndetësor të MSH-së, i nxori një vendim për ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë shëndetësore, deri në licencim pranë MSh-së të IPSH “Sante Plus Group”, me pronar B. K., Prishtinë, për shkak se ky institucion privat shëndetësor nuk është i licencuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe ushtron veprimtari ligjore pa licencë, kurse mjekët turk që vijnë në këtë institucion për të kryer veprimtari shëndetësore, nuk janë pajisur me licencë profesionale nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shëndetësisë.

I njëjti institucion shëndetësor vazhdon të plasojë reklamat në njërin nga  televizionet nacionale kosovare, pavarësisht se është i palicencuar.

ISH përveç ndalimit të veprimtarisë së IPSH “Sante Plus Group”, bën të ditur se këtij institucioni i është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1.500 eurove.

Vendimi i ISH bazohet në Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Veprimtari Private, Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin Shëndetësor si dhe Ligjin për Inspektoratin Shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)