18 Gusht 2022

MSH ka konfirmuar 24 vdekje dhe 357 raste me koronavirus

Prishtinë, 14 shtator - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

MSH po ashtu ka njoftur se nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot po ashtu janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)