24 Shtator 2021

MSh fillon bashkëpunimin me Spitalin Evropian të Syve

Prishtinë, 18 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  Ferid Agani, ka pritur sot në një takim një delegacion të Spitalit Evropian të Syve (Europena Eye Hosiptal) me seli në Shkup, të kryesuar nga drejtori i këtij spitali, Faruk Semiz.

Në shenjë të fillimit të bashkëpunimit konkret me MSh-në , ky spital ka shprehur gatishmërinë që të kuroj dhjetë pacientë kosovarë falas nga fusha e Oftalmologjisë, pesë prej të cilëve kanë udhëtuar dje për mjekim në Shkup.

Ministri Agani ka shprehur zotimin për një bashkëpunim të ndërsjellë me këtë spital turk,  ndërsa grupit të parë të pacientëve që dje udhëtuan për trajtim mjekësor, u ka dëshiruar mjekim të shpejtë dhe i ka siguruar se MSh po punon që në institucionet vendore, sa më parë të ofrohen edhe ato shërbime, për të cilat pacientët kosovarë ende shkojnë për mjekim jashtë vendit.

Nga ana e tij, drejtori i Spitalit Evropian të Syve me seli në Shkup,  Faruk Semiz, ka siguruar grupin e pacientëve se të gjitha shërbimet që lidhen me sëmundjen për të cilën do të trajtohen do t’i kenë falas, ndërsa spitali mbetet i hapur për bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shëndetësore në Kosovë dhe popullatën në nevojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)