04 Shkurt 2023

MSH debaton dy udhëzime administrative nga Farmacia

Prishtinë, 9 mars - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSH), ka hartuar dy udhëzime të reja administrative, të cilat i vë në diskutim të hapur publik.

Ministria mirëpret kontributin e palëve të interesuara për të kontribuar në finalizimin e tyre.

1.      Për qarkulluesit me pakicë për produkte dhe pajisje medicinale - Barnatore

2.      Për qarkulluesti me shumicë për produkte dhe pajisje medicinale – Depo farmaceutike

Këto draft -udhëzime do të jenë në diskutim publik deri më datën 16 mars.

Gjatë kësaj kohe, të gjitha rekomandimet për plotësim ndryshim të këtyre drafteve mund t’i dërgoni në e-mail:  

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)