25 Prill 2024

MPMS përkujdeset për kategoritë e ndjeshme të shoqërisë

Prishtinë, 11 gusht - Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdhaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, vizitoi Shtëpinë për përkujdesje të personave të moshuar në Gurrakoc të Istogut, me ç’rast është njoftuar për së afërmi me shërbimet që u ofrohen klientëve që janë të vendosur në këtë shtëpi.

Zv/ministri Shurdhaj ka premtuar përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këto kategori dhe se MPMS gjithnjë do të angazhohet në gjetjen e mundësive për përmirësimin e kushteve për personat e moshuar të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.

Të njëjtën ditë zv/ministri Shurdhaj ka vizituar edhe Qendrën për Punësim në Istog. Në këtë qendër të punësimit kushtet e punës janë  të vështira dhe si pasojë e kësaj gjendje duhet të shikohet mundësia e renovimit të këtij objekti. Zv/ministri Shurdhaj ka thënë se këto ditë do të përzgjidhet kompania që do të rinovoj këtë qendër të punësimit në Istog.

“Këto ditë do të përzgjidhet kompania që do të rinovoj objektin në Istog, pasi objekti në Gurrakoc është në largësi prej 8 km nga qyteti dhe është i papërshtatshëm edhe për qytetarët e kësaj komune”, shtoi z. Shurdhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)