27 Janar 2023

Mjekët e QKUK-së bëjnë mrekulli, shpëtojn një 17 vjeçar

Prishtinë, 17 mars - Një operacion i suksesshëm është kryer të enjten e kaluar në sallën operative të Qendrës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK).

 

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë së bëhet fjalë për një intervenimi kirurgjik, pas lëndimit të zemrës me mjet të mprehtë.

 

Ai tha se pacienti me sukses po rikuperohet dhe ende është i shtrirë në kuadër të Repartit të Kirurgjisë Torakale, por ka tejkaluar rrezikun.

Pacienti Ilir Islami (1993) ka kërkuar ndihmën mjekësore të enjten më 11.03.2010, pas  një zënke me mjet të mprehtë.



"Ai fillimisht ka marrë  ndihmën mjekësore adekuate në qendrën Emergjente në Ferizaj, kurse  diku rreth  orës 15:00 në gjendje shumë të rëndë sjellët në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas diagnostikimit të shpejtë dhe të suksesshëm  nga ekipi i mjekëve nga Qendra Emergjente,  menjëherë veprojnë kirurgët e ekipit kujdestar", ka theksuar Fazliu.
 
Me hapjen e kraharorit, shihet zemra  e cila ishte e lënduar  dhe nuk punonte më, gjaku ishte grumbulluar në mbështjellëset e zemrës (perikard) dhe zemra nuk kishte mundësi të punonte.  U hap me kujdes perikardi, ku më pas  lirohet një pjesë e gjakut dhe zemra fillon të punojë. Pastaj shihet vendi i lëndimit dhe mbyllet me gisht deri sa bëhet mbyllja e defektit në zemër (barkushja e djathtë) me 4 sutura. Më pastaj, bëhet edhe  hapja e gjerë e perikardit.  Gjatë kësaj kohe ekipi i anesteziologjisë kujdesej për gjendjen e pacientit dhe me sukses e bënte kompensimin e gjakut të humbur.

Ekipi i mjekëve përbëhej nga :

Dr. Frederik Çuperjani- Kirurg torakal

Ass.dr.Eshref Osmani – Kirurg vaskular

Dr.Burim Ukperaj

Dr. Halit Tanaj – Kirurg

Anesteziologë: Dr. Tyrkan Karabegler, dr.Ismet Berisha

Ekipi i Qendrës Emergjente :Dr. Musli Gashi, Dr. Adem Jaha, Dr. Avdush Bajgora

Ekipi mbështetës:
Vlora  Haxha- instrumentare
badete Sefa- instrumentare

Elmir cakolli- infermier

Valon Lugaliu- infermier

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)