03 Shkurt 2023

Ministri Gashi takoi Ambasadorin e Holandës, Henk Voskamp

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi , takoi sot Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Henk Voskamp.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe Ambasador holandez kanë biseduar për format e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve, me interes të thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Ministri Gashi ka falënderuar shtetin holandez edhe për ndihmën që ka ofruar për Kosovën në sigurimin e terapisë kundër Etheve- Hemorragjike, ndërkohë që në fokus të bisedës kanë qenë  fushat e bashkëpunimit të ardhshëm midis studentëve të Mjekësisë midis dy shteteve, mjekëve, edukimin e vazhduar specialistik dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)