29 Mars 2024

Ministri Gashi priti zyrtarë të lartë të Fondit Global

Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Fondit Global, të kryesuar nga Andreas Tamberg, menaxher portofolio i Fondit për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendore.

Në këtë takim, ministri Gashi ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që ky fond i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.

Po ashtu, ministri, ka njoftuar zyrtarët e Fondit Global edhe për reformat në sistemin shëndetësor dhe programet e tjera nga fusha e sëmundjeve të ngjitëse, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Andreas Tamberg ka lavdëruar punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe bëri të ditur se Kosova tash mund të aplikojë në raundin e dhjetë të granteve që Fondi ndan për shtete të ndryshme e që ka të bëjë me fuqizimin e rolit të sistemit shëndetësor pranë Fondit Global, dhe sipas tij, ekzistojnë mundësitë që sikur në dy programet e tjera atë për HIV/AIDS dhe TBC, Kosova të mund të jetë përfitues edhe në raundin e dhjetë.

MInistri Gashi ka thënë se MSH do të jetë e hapur për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje edhe sugjerimet që ky mekanizëm bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)