03 Gusht 2021

Ministri Gashi ftohet për vizitë në Republikën e Çekisë

Prishtinë, 26 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, është ftuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë nga ministrja e Shëndetësisë e këtij shteti, znj. Dana Juraskova.

Pasi i shpreh falënderimin e saj ministrit Gashi për mikpritjen e ngrohtë që Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i ka bërë delegacionit çek të përbërë nga autoritetet të larta shëndetësore që në shkurt kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë, ministrja Juraskova shpreh besimin e saj që gjatë vizitës së ministrit të shëndetësisë të Kosovës në Pragë, në muajin prill, do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në shëndetësi midis dy shteteve.

Ky memorandum është diskutuar edhe gjatë vizitës së delegacionit çek në Prishtinë dhe ai parasheh fushat e bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve në aspektin e përkrahjes profesionale, këmbimin e ekspertëve, në fushën e edukimit të vazhduar dhe në fusha të tjera të rëndësishme për shëndetësinë e dy shteteve.

Republika e Çekisë është një nga shtetet që ka kontribuar aktivisht në vitin e fundit me ndihma konkrete materiale dhe profesionale për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe qendrat e tjera shëndetësore të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)