06 Gusht 2021

Ministri Bukoshi takon drejtorët e shëndetësisë

Prishtinë, 12 prill - Ministri i Shëndetësisë i  Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka marrë pjesë sot në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin e ka kryesuar Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit Permanent, Haxhi Kamberi.

Në këtë takim, ministri Bukoshi i ka falënderuar drejtorët për punën e bërë deri më tani, ndërkohë që ka theksuar se ai pret rezultate të përbashkëta edhe në të ardhmen.

“Shëndetësia ka shumë sfida për të zgjidhur, në të cilat do të punojmë së bashku”, ka thënë ministri, duke i siguruar drejtorët se në Ministri nuk ka ardhur me paragjykime, ndërsa parametër për secilin do të jetë puna që do të bëhet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)