28 Mars 2024

Ministri Agani vizitë në Shqipëri

Tiranë, 26 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, u prit sot në një takim zyrtar në Tiranë nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë dr. Petrit Vasili.

Pas këtij takimi që ka zgjatur më shumë se një orë, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë theksuar nevojën dhe gatishmërinë e madhe për bashkëpunim midis dy shteteve, e në veçanti në fushën e shëndetësisë.

Ministri Vasili e ka uruar ministrin Agani për zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë së re të Kosovës, si dhe ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë asistencën e nevojshme për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës në zbatimin e reformave në shëdnetësi.

Ministri Agani ndërkaq, ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë midis Kosovës e Shqipërisë si dhe gatishmërinë e tij për t’iu qasur një reforme në shëndetësinë kosovare, me theks në reformën e sistemit të finacimit të shëndetësisë.

Të dy ministrat janë dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit, ndërsa me ftesë të Ministrit Agani, homologu i tij nga Tirana, ministri Vasili, pritet që gjatë muajit mars ta vizitojë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)