20 Prill 2024

Ministri Agani shpreh mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim Kalle Konkolla, ish-deputet i Parlamentit Finlandez dhe ish kryetar i Organizatës Botërore të Aftësisë së Kufizuar (DPI), që tash udhëheq organizatën “Treshold” në vendin e tij.

Në këtë takim, Ministri Agani e ka njohur Konkolla, që shoqërohej nga drejtori i HANDIKOS-it në Kosovë, Afrim Maliqi, me procesin e reformave në shëndetësinë kosovare, sfidat e këtij sektori dhe angazhimet e bëra për të ndihmuar edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët u tha se duhet bërë më tepër.

Në këtë takim i është shprehur falënderim Qeverisë së Finlandës për ndihmën e saj dhënë qendrave të rehabilitimit të bazuara në bashkësi dhe zyrave lokale përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, aktivitete këto të drejtuara prej HANDIKOS-it.

Në këtë takim, Ministri Agani dhe Konkolla kanë biseduar për mundësinë e projekteve të ndryshme të përbashkëta nga të cilat do të përfitonin komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që donatorëve u është bërë thirrje që të vazhdojnë kontributin e tyre në mbështetje të mëtejme kësaj kategoria vulnerabile, bashkë me institucionet vendore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)