28 Mars 2024

Ministri Agani priti një delegacion nga Kuvajti

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të kompanisë ITQAN nga Kuvajti, të kryesuar nga Abdulaziz Aljeeran, kryetar i Bordit të kësaj kompanie.

Në këtë takim, miqtë nga Kuvajti u interesuan për sfidat në shëndetësinë kosovare dhe mundësitë e investimeve në këtë sektor , në veçanti në lëminë e Traumatologjisë dhe Mjekësisë sportive.

Ministri Agani e njoftoi delegacionin nga Kuvajti me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe nevojën e ngritjes së shërbimeve shëndetësore dhe cilësisë së tyre, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe reformat që do të ndërmerren në shëndetësinë kosovare, me qëllim të përgjigjes adekuate në këtë sektor ndaj sfidave të kohës.

Ministri Agani e falënderoi shtetin e Kuvajtit për investimet e pasluftës në Kosovë  dhe theksoi nevojën për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet mik.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të intensifikohet, ndërkohë që delegacioni nga Kuvajti i bëri një ftesë Ministrit që të realizojë një vizitë pune në Kuvajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)