26 Prill 2024

Ministri Agani po qëndron në Zvicër

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në festën tonë tradicionale kushtuar ditës së çlirimit të Republikës së Kosovës „12- Qershorit“,  e cila po mbahet në Seebach të Zürich- ut.

Ministri Agani është atje me ftesë të të kryetarit të degës së Partisë së Drejtësisë, z. Naser Mustafa dhe të Kryesisë së kësaj dege.

Gjatë këtij qëndrimi në Zvicër, Ministri Agani do të bashkëbisedojë  me bashkëatdhetarët atje edhe për çështje që kanë të bëjnë me preokupimet e tyre dhe aspekte që lidhen me shëndetësinë kosovare.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)