28 Mars 2024

Ministri Agani për vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po kryeson një delegacioni të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, i cili filloi sot një vizitë dy ditore në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovenisë.


Në fillim të kësaj vizite, Ministri Agani u prit  nga homologu i tij slloven,  Mr. Dorijan Marusic me bashkëpunëtorë.


Në këtë takim miqësor u këmbyen informata mbi aktualitetet e shërbimeve shëndetësore në të dy vendet  dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të rregullt.


Gjatë vizitës dy ditore delegacioni nga Kosova do të njoftohet  me aspektet e ndryshme të funksionimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Sllovenisë si dhe do të vizitojë  institucionet kryesore shëndetësore të këtij sistemi: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Institutin e Shëndetit Publik, Qendrën Klinike Universitare të Sllovenisë, Odën e Mjekëve slloven dhe kompaninë farmaceutike Krka.


Gjatë takimit, Ministri Agani e ftoi Ministrin Marusic që të vizitojë Republikën e Kosovës në të ardhmen  e afërt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)