23 Shtator 2021

Ministri Agani diskuton nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 18 maj - Me iniciativë të tij, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, zhvilloi sot një tryezë diskutimi me përfaqësues të organizatave jo qeveritare (OJQ), që mbrojnë interesat e personave me aftësi të kufizuara.

Në takim ka marrë pjesë edhe z. Habit Hajredini, shef i Zyrës për Qeverisje të Mirë në nivel të Kryeministrisë.

Në këtë debat, Ministri Agani, i ka njoftuar ata me ndryshim- plotësimet që po bëhen në Ligjin e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara si dhe procesin e hartimit të  Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, dy këto ligje bazë të reformës në shëndetësi, bashkë me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, i cili gjithashtu është në proces të ndryshimit të tij.

Ministri Agani tha se parimet kryesore të cilat do të mbizotërojnë në këto ligje do të jenë qasja e barabartë dhe pa diskriminim për të gjithë kategoritë shoqërore në shërbimet shëndetësore të vendit dhe nevojat që kanë.

“Këto ligje duhet të reflektojnë patjetër nevojat e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara dhe ato objektiva të reflektuara edhe në Planin Nacional për përkujdesje për personat me aftësi të kufizuar” , ka thënë ministri Agani, duke kërkuar nga pjesëmarrësit që të japin pa asnjë rezervë komentet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në Ligjin e ri për Shëndetësinë, që ndodhet në fazë drafti.

Gëzim Abazi, kryetar i Shoqatës “Handicap Kosova”, ka falënderuar ministrin Agani për qasjen e afërt dhe korrekte ndaj kësaj kategorie, duke theksuar nevojën e fuqizimit të komunitetit me aftësi të kufizuara.

Përfaqësuesit e të gjitha shoqatave pjesëmarrëse në debat kanë shprehur nevojat e tyre që duhet të reflektojnë në ligje dhe kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për zyrtarizmin e gjuhës së shenjave, ndërkohë që Ministri Agani ka thënë se është shumë e rëndësishme që në adresimin e sfidave të këtij komuniteti, të punohet bashkë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)