21 Janar 2022

Mbi 70% e evropianëve plotësisht të vaksinuar

Bruksel, 3 dhjetor - Pothuaj 70,7% e popullsisë së përgjithshme në Evropë përfunduan proçesin e plotë të vaksinimit kundër Covid dhe 66,3% morën të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Shkalla e vaksinimit ndryshon gjerësisht në të gjithë kontinentin: përqindjet më të larta të njerëzve që morën dozën e dytë janë vërejtur në Portugali (81,6%), Irlandë (76,4%), Danimarkë (76%), Belgjikë (75,4%) dhe Spanjë ( 74%).  Pas këtyre shteteve pason Italia me 73.3%.

Situata më e keqe është shënuar në Bullgari, ku mbulimi i plotë i vaksinimit është 25.6% e popullsisë (27.2% kanë marrë të paktën një dozë), e ndjekur nga Rumania, me 38.3% të vaksinuarve me dy doza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)