29 Mars 2024

Mbi 4.8 miliardë doza të vaksinës administrohen në gjithë botën

Prishtinë, 19 gusht - Sipas shifrave të përpiluara nga "Our World in Data", në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,8 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 1 miliard e 900 milionë doza, e ndjekur nga India me 562,1 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 358,6 milionë doza, Brazili 168,1 milionë, Japonia 114,6 milionë doza.

Më pas vijon Gjermania me 98,7 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 88,4 milionë, Turqia 86,7 milionë doza.

Lista vazhdon me Indonezinë, e cila ka administruar mbi 84,6 milionë, Franca 81,8 milionë, Meksika 78,7 milionë, Italia 74,5 milionë, Rusia 74,4 milionë, Spanja 62,1 milionë dhe Kanadaja me 51,9 milionë doza.

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 4,4 milionë njerëz, kurse mbi 210,2 milionë janë infektuar me virusin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)