13 Qershor 2021

Mbi 135 milionë të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën

Prishtinë, 9 maj - Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 135.112.056 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (26.324.757), Indi (17.930.960) dhe Brazil (13.640.478).

Më pas radhiten Turqia (4.662.328), Rusia (4.488.615), Britania e Madhe (4.241.192), Italia (3.572.713), Spanja (3.248.010), Gjermania (3.147.100), Kolumbia (2.788.751), Argjentina (2.777.902) dhe Polonia (2.563.079).

Ndërkohë në të gjithë botën ende janë në trajtim 19.238.260 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 157.636.813 persona dhe duke shkaktuar 3.286.497 të vdekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)