25 Prill 2024

Mbi 130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Prishtinë, 11 gusht - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 186 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 - sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi - dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej këtij numri, 136 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 117 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në Qendrën Klinike Universitare po marrin trajtim 95 pacientë. Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve, përkatësisht 53, pasuar nga ajo e Pulmologjisë me 39 pacientë. Ndërkaq, në Klinikën e Pediatrisë janë tre pacientë.

Sa u përket spitaleve rajonale, numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen është 72.

Në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës ka më së shumti pacientë, përkatësisht 29.

Ditëve të fundit, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Më 10 gusht, në vend u regjistruan 562 raste të reja dhe dy viktima.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë thënë se rreth 90 për qind të rasteve të reja janë të lidhura me variantin Delta të koronavirusit. Ky variant, që është më ngjitës, është duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)