03 Gusht 2021

Mbahet takimi koordinues i MSH-së me donatorët

Prishtinë, 24 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës , Dr. Ferid Agani, i ka njohur sot donatorët në shëndetësisë me Programin e Qeverisë së Kosovës për reformimin e sistemit shëndetësor të vendit dhe agjendën e tij reformuese për këtë sektor.

Duke i falënderuar për kontributin e madh që qeveritë e vendeve të ndryshme kanë dhënë për Kosovën përmes mekanizmave të tyre qeveritar e jo qeveritar, Ambasadave, agjencive dhe organizatave të ndryshme, Ministri Agani, është zotuar para donatorëve se Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një frymë të mirë pune dhe të bashkëpunimit të hapur, ndërkohë që i ka siguruar donatorët, se ky resor do të jetë i hapur për bashkëpunim, por edhe kritika me të vetmin qëllim, që shëndetësia ta tejkalojë situatën ë të cilën ndodhet dhe të zbatojë një reformë substanciale, e cila do të mundësojë që qytetarët e Kosovës t’i kenë shërbimet e merituara shëndetësore.

Në takimin koordinues të MSH-së me donatorët, ministri Agani, ka prezantuar tri shtyllat kryesore të reformës shëndetësore, të bazuara edhe në versionin e përditësuar të Planit të Veprimit të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore (SSSH) të Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën 2011 – 2014.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, ritheksoi se reformat nisin që sot  fillimin e punës së dy grupeve punuese: Grupit punues për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore dhe në Ligjin e ri të Shëndetësisë, dy këto ligje të domosdoshme për reformën në shëndetësi, bashkë me Ligjin për Produkte dhe pajisje Mjekësore, i cili, gjithashtu do t’i nënshtrohet procesit të revidimit.

Ministri tha se shtylla e parë e programit të tij reformues është përgatitja e  MSH-së për zhvillimin e reformave, që nënkupton fuqizimin e kapaciteteve të MSH-së që Ministria të jetë shumë më mobile dhe më dinamike; shtylla e dytë- reformimi i sistemit publik shëndetësor që aktualisht është në pozitë të pabarabartë me sistemin privat përmes transformimit të sistemit të institucioneve shëndetësore në ndërmarrje publike në formën e tre koorporateve: një për sistemin primar, e dyta për atë sekondar dhe e treta për sistemin terciar dhe,  shtylla e tretë themelimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore që do të mbështetet në parimet moderne organizative e funksionale, duke nisur së pari me fuqizimin e kapaciteteve brenda vet MSH-së, si AKSHP-në, për të kaluar pastaj në mbledhjen e kontributeve nga Fondi i Sigurimeve dhe kontraktimi i shërbimeve shëndetësore.

“Ky është një plan ambicioz, dikujt mund t’i duket edhe i pamundur të realizohet, por në një organizim të mirë dhe në partneritet edhe me donatorët, ne mund ta bëjmë këtë, t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme”, theksoi Ministri Agani.

Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, dr. Ilir Tolaj, tha se Kosova mbetet ende vend me treguesit më të dobët të shëndetit në rajon, me financim të dobët dhe mungesë të burimeve dhe me probleme e sfida të shumta.

“Megjithatë, më duhet të theksoj se gjatë kësaj periudhe Ministria e Shëndetësisë ishte mobilizuar në maksimum dhe tash mund t’i paraqesim rezultatet e para në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore”, tha Tolaj.

Partnerët e MSh-së janë shprehur shumë optimist lidhur me planet e MSH-së për të çuar para reformën, dhe kanë premtuar mbështetjen e tyre, përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut që përmes Pierre Ëeber ka shprehur zotimin që të bashkëpunojë në shëndetësi, duke kaluar nga planet në zbatim të tyre, pastaj agjencitë e OKB-së përmes Doina Bologa, OBSH përmes Skënder Sylës, Zyra Ndërlidhëse e BE-së përmes Samir Selimit, e gjithashtu, mbështetje me ekspertizë ka ofruar edhe Fondi Monetar ofroi përkrahje teknike dhe ekspertizë profesionale në lëmin e politikave fiskale dhe ndërlidhjen e tyre me financimin e shëndetësisë.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)