29 Mars 2024

Lansohet Sfida e Mbetjeve Ushqimore

Prishtinë, 4 qershor - Për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit dhe si pjesë e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë 2021, Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Instituti Norvegjez për Kërkim Bioekonomik (NIBIO) dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) lansuan sot Sfidën e parë për Mbeturinat e Ushqimit në Kosovë për të trajtuar problemin e mbeturinave të ushqimit në sektorin e gastronomisë.

Humbja e ushqimit dhe mbeturinat janë burimet kryesore të ndotjes së mjedisit dhe emitimit të gazrave serrë, por çështja mbetet e pa hulumtuar dhe ekziston një vetëdije relativisht e ulët për shtrirjen e ndikimit të tij në Kosovë. Midis 2% dhe 20% të ushqimit të servuar lihet në pjata për shkaqe të ndryshme, të tilla si mungesa e menyve të dizajnuara që japin mundësi të ndryshme të porcioneve p.sh. të vogël, të mesme dhe të madhe, ku menytë e paracaktuara nuk u japin klientëve zgjedhjen e pjatave anësore dhe porositjen nën-optimale.

Sfida, e cila u lansua sot, do të zgjedhë dhjetë biznese gastronomie për një rrugëtim 3-javor të menaxhimit të mbetjeve ushqimore. Të dhënat e mbledhura nga restorantet, baret dhe kafenetë e zgjedhura do të jenë të dhënat e para të këtij lloji për të frymëzuar politika ekonomike dhe miqësore me mjedisin.

Duke folur në këtë ngjarje virtuale, Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP theksoi: “Dihet pak për sistemet ushqimore në Kosovë, zinxhirin e vlerave në përgjithësi - por edhe për mënyrën se si familjet, hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera merren me mbeturinat e tyre ushqimore. Përveç sfidave, ka mundësi të panumërta për t'u marrë me të - duke e bërë transformimin e qëndrueshëm një opsion financiarisht dhe shoqërisht tërheqës. Ne jemi të lumtur ta fillojmë këtë dialog - dhe më e rëndësishmja, të angazhohemi me biznese - për të kërkuar mënyra për të ulur gjurmën tonë mjedisore. Sfida e Mbetjeve të Ushqimit do të jetë një rrugëtim emocionues për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e tij.”

Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë konfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për këtë kauzë: “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me organizata dhe biznese të ndryshme në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të mbetjeve ushqimore në Kosovë. Komisioni ynë do të punojë në mënyrë aktive në drejtim të propozimit institucioneve publike përgatitjen dhe miratimin e një strategjie për zvogëlimin dhe menaxhimin e mbetjeve ushqimore në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendën e Gjelbër Evropiane. Përveç kësaj, edhe përfshirjen e çështjes së mbeturinave të ushqimit në paketën e ekonomisë rrethore. "

“Duke u përqëndruar në zvogëlimin e mbetjeve ushqimore, autoritetet norvegjeze, duke punuar ngushtë me industrinë ushqimore, ishin në gjendje të shkurtojnë humbjet ekonomike të lidhura me mbeturinat e ushqimit për 12%, duke kursyer rreth 60 milion euro në vetëm 4 vjet. Kjo u arrit përmes zbatimit të masave të ndryshme të tilla si miratimi i Too good to Go (një aplikacion që lidh restorantet me ushqime të tepërta dhe konsumatorë) ose sigurimi i madhësive të ndryshme të porcioneve për të përmbushur nevojat e konsumatorëve. Duke ndjekur këtë shembull, kjo iniciativë për herë të parë në Kosovë, do të masë sa ushqim shkon kot në restorantet e përzgjedhura, duke kuptuar më mirë shkallën e problemit dhe duke u angazhuar për veprim. Çfarë matet, menaxhohet!” tha Giovanna Ottaviani Aalmo, PhD, Shkencëtare Kërkimesh në Institutin Norvegjez për Kërkimit të Bioekonomisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)